Shkollat në Kiev do të rihapen online të hënën

Evropë

Shkollat në Kiev do të rihapen online të hënën

Nga: H.O. Më: 28 mars 2022 Në ora: 06:20
Ilustrim

Studentët në kryeqytetin Kiev do të jenë në gjendje të rifillojnë shkollën sot - përmes mësimit në distancë në internet, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi rihapjen të dielën, duke thënë se kurset do të "përshtateshin më shumë me kushtet aktuale...duke përdorur platforma të ndryshme arsimore".

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”, tha Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

"Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!" tha ai.

OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve të vendit janë larguar nga vendi gjatë luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat