Gjykatësi që dënoi “Kasapin e Bosnjës” do të punojë në ndjekjen e Putinit

Evropë

Gjykatësi që dënoi “Kasapin e Bosnjës” do të punojë në ndjekjen e Putinit

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:43
Sir Howard Morrison

Sir Howard Morrison, gjykatësi që ka dënuar “Kasapin e Bosnjës”, Radovan Karaxhiç, është caktuar nga prokurorja e Përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar për të këshilluar prokurorinë e lartë të Ukrainës për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës të kryera nga Rusia gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

Prokurorja Suella Braverman tha se Sir Howard do të bëhej këshilltar i pavarur i kryeprokurores së Ukrainës, Iryna Venediktova, shkruajnë mediat e huaja.

Sir Howard shërbeu si gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë për më shumë se 12 vjet.

Ai siç njofton Ministria e Jashtme e Britanisë ka shërbyer si gjyqtarë në një nga gjykimet e krimeve më të mëdha ndërkombëtare, atë të Radovan Karaxhiçit

Siç shkruajnë mediat e huaja ndihma e Sir hOWARD në krah të shefes së hetuesisë së Ukrainës vjen pasi forcat ruse vazhdojnë të akuzohen për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke synuar civilët në pushtimin e tyre.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës pasi nisi sulmet ajrore në Kharkiv që goditën një shtëpi opere, një sallë koncertesh dhe zyrat e qeverisë.

Kryeprokurori i Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) është shprehur se po mblidheshin prova nëse ushtria ruse kishte kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Por Rusia nuk është anëtare e ICC-së, kështu që çdo shtetas rus i paditur nga gjykata do të duhet të ekstradohet nga Kremlini.

Kujtojmë se Radovan Karaxhiç u shpall fajtor në vitin 2016 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dënimi i tij për gjenocid lidhej me përgjegjësinë e tij për vrasjen e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në 1995. Ajo u konsiderua si një nga masakrat më të rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat