Ukraina ka prova se Rusia përdori bomba thërrmuese

Evropë

Ukraina ka prova se Rusia përdori bomba thërrmuese

Nga: M.L. Më: 28 mars 2022 Në ora: 20:42
Iryna Venediktova

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, trupat ruse thuhet se kanë përdorur municione thërrmuese në rajonet Kherson dhe Odessa.

Këtë e bën të ditur “Kyiv Independent” në Twitter. Iryna Venediktova, prokurore e përgjithshme e Ukrainës, tha se Ukraina ka prova se Rusia përdori bomba thërrmuese në ato rajone.

Sipas Amnesty International, gjuajtja ndaj civilëve me këtë lloj municioni mund të konsiderohet si krim lufte.

Informacioni i dhënë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat