Kryeministri norvegjez flet me Putinin dhe i kërkon atij t'i japë fund luftës

Evropë

Kryeministri norvegjez flet me Putinin dhe i kërkon atij t'i japë fund luftës

Nga: V.N Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:13
Jonas Gahr Stoere

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere thotë se i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që urgjentisht të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të lejojë aksesin humanitar, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Dy burrat patën një bisedë një orë më parë, sipas një deklarate norvegjeze të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Pas thirrjes, Stoere tha se ai kishte "pritshmëri shumë të kufizuara", por shtoi se "asgjë nuk duhet të lihet pa u provuar në situatën në të cilën jemi tani".

Norvegjia ndan një kufi me Rusinë në veriun e largët dhe është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat