Ushtria ukrainase kap trofe interesante të armikut në veri të Ukrainës

Evropë

Ushtria ukrainase kap trofe interesante të armikut në veri të Ukrainës

Nga: A.ZH Më: 2 prill 2022 Në ora: 15:53
Trofe interesante të kapura nga ushtarët ukrainas në veri të Ukrainës

Ushtria ukrainase, ka kapur disa trofe, të cilat i ka quajtur interesante, të agresorit rus.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ukrainasit kanë kaur sistemin satelitor rus "Auriga-1.2B", në veri të Ukrainës, përcjell Bota sot.

“Trofe interesante të kapura nga ushtarët ukrainas në veri të Ukrainës.

Image
Trofe interesante të kapura nga ushtarët ukrainas në veri të Ukrainës

Në veçanti, ky është sistemi satelitor portativ rus "Auriga-1.2B".

Zhvilluar në 2014 për Rusinë, sistemi më i ri ofron një lidhje satelitore me shpejtësi të lartë ndërmjet njësive.

Së bashku do të fitojmë! Le të fitojmë së bashku”, ka shkruar ushtria ukrainase, në Facebook./Botasot

Image
Trofe interesante të kapura nga ushtarët ukrainas në veri të Ukrainës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat