Ukraina thotë se Mikolajivi është sulmuar me raketa

Evropë

Ukraina thotë se Mikolajivi është sulmuar me raketa

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:23
Pamje të një sulmi të mëhershëm të kazermave ushtarake ukrainase në Mikolajiv.

Disa raketa ruse kanë goditur qytetin-port ukrainas të Mikolajivit, tha të dielën Anton Gerashchenko, ndihmës në Ministrinë e Brendshme ukrainase.

Gerashchenko tha përmes një postimi në rrjetet sociale se autoritetet lokale kishin raportuar për sulmin.

Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete në jug, përfshirë Odesën, Mikolajivin dhe Mariupolin, teksa po tentojnë që ta shkëpusin Ukrainën nga qasja në Detin e Zi dhe të krijojnë një korridor tokësor nga Rusia për në Krime, gadishull që Rusia e aneksoi më 2014.

Lexo edhe: LIVE: Ukraina ia jep edhe një goditje Rusisë, çka po gjejnë vendasit në qytetet e rimarra nga armiku?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat