Anija civile është sulmuar në portin Mariupol nga ushtria ruse

Evropë

Anija civile është sulmuar në portin Mariupol nga ushtria ruse

Nga: M.H. Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një anije civile në portin e Mariupolit i është vënë flaka dhe pastaj është fundosur nga trupat ruse, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

Anija, u godit nga predha gjatë një sulmi në vazhdim në qytetin e rrethuar jugor të Ukrainës, tha ministria në një deklaratë të martën në kanalin e saj Telegram, përcjell “Bota sot”.

Një zjarr shpërtheu në dhomën e motorit përpara se të përhapej dhe të paktën një anëtar i ekuipazhit dihet se është lënduar, thuhet në deklaratë.

Rojet kufitare detare ishin në gjendje të evakuonin një pjesë të ekuipazhit në vend të sigurt, por thonë se është e pamundur të vazhdohet operacioni i shpëtimit për shkak të "granatimeve të vazhdueshme".

Sipas ministrisë, kapiteni dërgoi një sinjal shqetësimi duke përdorur kanalin ndërkombëtar të sigurisë detare kur u vu nën zjarr.

"Kujdes! Paralajmërim! Anija nën flamurin e Republikës Domenikane u shkatërrua brutalisht, gjithçka u shkatërrua, ura e kapitenit u shkatërrua. Zjarri në dhomën e motorit. Ka të plagosur në bord," tha kapiteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat