Holanda i bllokon jahtet ruse

Evropë

Holanda i bllokon jahtet ruse

Nga: V.N Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:37
foto ilustrim

Dymbëdhjetë jahte të lidhura me Rusinë janë ndaluar të largohen nga Holanda. Anijet, të cilat janë duke u ndërtuar aktualisht, janë sekuestruar në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si pjesë e përgjigjes në mbarë BE-në ndaj pushtimit të Ukrainës, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Ndoshta nuk duhet të jetë befasi që ky komb krenar detar ka prodhuar anijet luksoze që tani i nënshtrohen sanksioneve.

Në një letër të dorëzuar në parlament, Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra shpjegoi se ndërsa nuk kishte super-jahte ruse të ankoruara aktualisht në Holandë, 12 anije të lidhura me Rusinë ishin në ndërtim e sipër në pesë kantiere detare holandeze. Një prej këtyre jahteve është nën hetim për shkak të një lidhjeje të dyshuar me dikë të listuar në listën e sanksioneve evropiane.

Dy jahte të tjerë të lidhur me Rusinë, të cilët po rregulloheshin në Holandë, janë sekuestruar gjithashtu - duke përfshirë një nën hetim për shkak të një lidhjeje të dyshuar me dikë të listuar në listën e sanksioneve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat