Tjetër mizori ruse, zbulohet varri masiv në Ukrainë me 132 civilë

Evropë

Tjetër mizori ruse, zbulohet varri masiv në Ukrainë me 132 civilë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:24
Pamje nga Ukraina

Mizoritë ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, teksa prej 44 vitësh vijon agresioni ushtarak. Një tjetër masakër si ajo e Bucha-s është evidentuar në Makarov, në afërsi të Kievit.

Kryetari i Bashkisë atje, Vadym Tokar, ka thënë se ka gjetur 132 trupa civilësh brenda një varreze masive. Viktimat janë vrarë nga ushtarët rusë, të cilët javët e para mësyn me egërsi në këto zona.

Kryebashkiaku ka thënë po ashtu se gjysma e qytetit është shkatërruar plotësisht. Sakaq, vlen të përmendet se të shtunën u publikuan detaje nga masakra e Bucha-s, ku u gjetën në varre masive trupat e 400 civilëve.

Pamjet shokuese u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale dhe u dënuan nga liderët e vendeve Perëndimore.

Thuajse të gjithë njëzëri, bënë thirrje nga instancat përkatëse që të hetojnë rastin, ndërsa pritet të ngrihen akuza për krime lufte ndaj drejtuesve të Kremlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat