Rusia po 'vlon' nga sanksionet - Putin thotë se eksportet e energjisë do të fokusohen drejt lindjes

Evropë

Rusia po 'vlon' nga sanksionet - Putin thotë se eksportet e energjisë do të fokusohen drejt lindjes

Nga: V.N Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:25
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për diversifikimin e eksporteve të energjisë ruse drejt Azisë. Putin paralajmëroi se vendet evropiane po destabilizonin tregun duke u larguar nga gazi dhe nafta ruse, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

"Përpjekjet për të larguar furnizuesit rusë, për të zëvendësuar burimet tona të energjisë me furnizime alternative, do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në të gjithë ekonominë globale," tha ai.

Duke folur më herët sot, ai tha se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj "hap pas hap" në tregjet me rritje të shpejtë të jugut dhe lindjes.

Vitin e kaluar, rritja e çmimeve nënkuptonte se të ardhurat nga nafta dhe gazi përbënin 36% të shpenzimeve të qeverisë ruse. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga Bashkimi Evropian, i cili importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat