“Skocia e vendosur të ndërmarrë veprimet më të forta për të izoluar regjimin e Putinit”

Evropë

“Skocia e vendosur të ndërmarrë veprimet më të forta për të izoluar regjimin e Putinit”

Nga: A.SH Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:52
Nicola Sturgeon

Më herët u raportua se një numër politikanësh britanikë, duke përfshirë ministren e parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, ishin ndaluar të hynin në Rusi si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Tani, ministrja Sturgeon është përgjigjur duke shprehur vendosmërinë e saj për "të ndërmarrë veprimet më të forta të mundshme" për të izoluar regjimin e Vladimir Putin, duke e quajtur atë një "kriminel lufte".

Ajo tha: “Putini është një kriminel lufte dhe unë nuk do të shmangem nga dënimi i tij dhe regjimit të tij.

“Skocia është e vendosur të ndërmarrë veprimet më të forta të mundshme për të izoluar dhe penalizuar regjimin e tij dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbështetur popullin e Ukrainës.

“Ne duhet të sigurohemi që ata që janë në anën e lirisë dhe demokracisë të punojnë së bashku për të siguruar që regjimi i Putinit dhe rrjeti i tij i oligarkëve të jenë sa më të izoluar.

“Dënimi ndërkombëtar, të mos jetë vetëm me fjalë por edhe me veprime, dhe kundër Rusisë duhet të jetë sa më i fortë.

"I takon çdo lideri të zgjedhë një anë në këtë agresion të paprovokuar. Unë jam e qartë se qëndroj me Ukrainën dhe kundër Putinit. Dhe Skocia është e qartë - ne të gjithë qëndrojmë me Ukrainën."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat