“Putin mund të përdorë armë bërthamore”

Evropë

“Putin mund të përdorë armë bërthamore”

Nga: A.M. Më: 17 prill 2022 Në ora: 06:11
Vladimir Putin

Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Khrushchev, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Nina Khrushcheva, një profesoresh e çështjeve ndërkombëtare në SHBA, i tha BBC-së se ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë gjithçka që duhet për ta shpallur fitoren e luftës në Ukrainë.

“Unë mendoj se kjo luftë është më të vërtetë ajo që Putini planifikon dhe planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse atij i duhet të shpallë fitoren dhe mund t'i duhet të përdorë armë bërthamore, ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të përgatitur ta përdorin", tha ajo, transmeton "Bota sot".

Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kur Nikita Khrushchev udhëhoqi Bashkimin Sovjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat