Kryebashkiaku i liruar nga robëria ruse merr pjesë në Vigjiljen e Pashkëve të Papës

Evropë

Kryebashkiaku i liruar nga robëria ruse merr pjesë në Vigjiljen e Pashkëve të Papës

Nga: V.N Më: 17 prill 2022 Në ora: 22:02
Ivan Fedorov u lirua muajin e kaluar në një shkëmbim të burgosurish

Kryetari i Bashkisë së Melitopolit Ivan Fedorov dhe tre ligjvënës të tjerë ukrainas morën pjesë në meshën e Vigjiljes së Pashkëve të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit të shtunën në mbrëmje, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Vatikani tha se Papa u takua privatisht me delegacionin ukrainas përpara meshës.

Fedorov u arrestua nga forcat ruse muajin e kaluar, por u lirua më vonë në një shkëmbim të burgosurish. Qyteti i tij mbetet nën pushtimin rus.

Papa Françesku tha: "Në këtë errësirë ​​lufte, në mizori, ne të gjithë po lutemi për ju dhe me ju këtë natë. Ne lutemi për të gjitha vuajtjet. Ne mund t'ju ofrojmë vetëm shoqërinë tonë, lutjen tonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat