​Zelensky dhe kreu i FMN-së diskutojnë për “rindërtimin e pasluftës” të Ukrainës

Evropë

​Zelensky dhe kreu i FMN-së diskutojnë për “rindërtimin e pasluftës” të Ukrainës

Më: 17 prill 2022 Në ora: 22:52
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha sot se kishte biseduar me drejtoreshën e FMN-së Kristalina Georgieva për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe rindërtimin e pasluftës.

“Kam biseduar me drejtoreshën e FMN-së Georgieva për sigurimin e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe përgatitjet për rindërtimin e pasluftës. Tani për tani kemi plane të qarta, si dhe një vizion perspektivash. Jam i sigurt se bashkëpunimi mes FMN-së dhe Ukrainës do të vazhdojë të jetë i frytshëm”, shkroi Zelensky në Twitter.

Më herët, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi se do të merr pjesë në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme, ku do të kërkojë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat