Rusia pëson debakël - Edhe një kolonel ia vrasin ukrainasit

Evropë

Rusia pëson debakël - Edhe një kolonel ia vrasin ukrainasit

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:32
Ivan Grishin

Ushtria e Ukrainës pretendon se ka vrarë Kolonelin rus, Ivan Grishin, komandantin e Brigadës së 49 të Raketave anti-Ajrore, në atë që po shihet si një tjetër humbje e madhe për Moskën, shkruan The Sun.

Thuhet se koloneli është vrarë të shtunën në fshatin kufitar me Rusinë, Smolensk, në atë që po njihet si “Ukrainian Safari 2.O”, sipas disa kanaleve të rrjeteve sociale.

Njoftimi vie pas publikimit të pamjeve ku shihet luftanija e njohur ruse, Moskva, e përfshirë nga flakët pas sulmeve raketore nga Ukraina, sulme që çuan deri në fundosjen e saj në Detin e Zi.

Deri tash Rusia ka humbur dhjetëra gjeneralë lufte në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat