2 luftëtarë britanikë të kapur nga Rusia, kërkojnë shkëmbim me aleatin e Putinit

Evropë

2 luftëtarë britanikë të kapur nga Rusia, kërkojnë shkëmbim me aleatin e Putinit

Nga: G.B Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:36
Shaun Pinner

Dy luftëtarë britanikë janë shfaqur në televizionin shtetëror rus duke kërkuar që të shkëmbehen me politikanin pro-rus që mbahet nga autoritetet ukrainase, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Shaun Pinner dhe Aiden Aslin u kapën nga forcat ruse në Ukrainë.

Pasi u nxitën nga një burrë i paidentifikuar, ata të dy i kërkuan kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson t'i sillte në shtëpi në këmbim të lirimit të politikanit Viktor Medvedchuk.

Ishte e paqartë se sa lirisht mund të flisnin.

Familja e zotit Pinner u ka bërë thirrje rrëmbyesve të tij që ta trajtojnë atë si rob lufte në përputhje me rregullat ndërkombëtare, në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme.

Vetëm pak minuta më parë, Shërbimi Sekret i Ukrainës publikoi një video të z. Medvedchuk duke kërkuar që të shkëmbehej me banorët e Mariupolit.

Image
Aiden Aslin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat