​Macron: Dialogu me Putin ngeci pas vrasjeve masive

Evropë

​Macron: Dialogu me Putin ngeci pas vrasjeve masive

Më: 18 prill 2022 Në ora: 21:04
Emmanuel Macron

Macron foli sot për dialogun me Putinin.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot se dialogu i tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka ngecur pas zbulimit të vrasjeve masive në Ukrainë.

“Masakra që zbuluam në Bucha dhe qytete të tjera mori një rrjedhë tjetër, kështu që unë nuk kam folur me të drejtpërdrejt që atëherë, por nuk e përjashtoj që do ta bëj këtë në të ardhmen”, tha Macron për televizionin France 5.

Duke folur rreth një vizite të mundshme në Kiev, Macron tha se do të shkonte atje kur të mund të sillte diçka të dobishme dhe jo për të treguar mbështetjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat