“Shihte gjoksin tim, duhet të më mendosh pa të brendshme”/ Princi i Britanisë, sërish qendër e skandaleve

Evropë

“Shihte gjoksin tim, duhet të më mendosh pa të brendshme”/ Princi i Britanisë, sërish qendër e skandaleve

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:43
Princi Andrew i Britanisë së Madhe

Princi Andrew i Britanisë së Madhe, është akuzuar nga një ish punonjëse se e ka vënë në situata të sikletshme.

Nicola Palmer, e cila në kohën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja ka qenë 21 vjeç, ka thënë se princi i ka ngulur sytë në gjoks dhe në vijimësi ka krijuar situata të cilat e vinin në siklet.

“Ai shikoi gjoksin tim. E mbaj mend atë duke ngulur sytë, duke buzëqeshur. U ktheva dhe vrapova lart”, tha ajo.

Palmer shtoi se një herë kishte veshur një bluzë që kishte të shkruar sloganin “Duhet të më mendosh pa të brendshme”, pasi nuk e dinte që princi do të ishte në shtëpi sepse ai dhe gruaja e tij duhet të ishin në një udhëtim.

“Ai më kërkoi t’i shpjegoja sloganin. Unë thjeshtë i përsërita atë që lexonte bluza, nuk dija çfarë t’i shpjegoja. Në ato momente ai u përkul drejtë meje dhe unë u largova me vrap në një korridor”, shpjegoi ajo.

Nicola thotë se historinë ia kishte treguar edhe një tjetër anëtari të stafit, por se nuk kishe guxuar kurrë të bënte një ankesë zyrtare, pasi ndjehej e turpëruar se mund të ishte vetë ajo e cila kishte shkaktuar incidentin, referuar sloganit në bluzë, raportoi The Sun.

Ajo ka treguar edhe një tjetër situatë të pakëndshme, kur princi i ka kërkuar të ngjitet në biçikletë, edhe pse 21 vjeçarja i kishte thënë se ishte e sikletshme pasi kishte veshur fund jo shumë të gjatë.

“Ai po qëndronte në anën e kundërt, duke më kërkuar të ngrija këmbën ndërkohë që kisha veshur fund, për të hipur në biçikletë. unë u nisa përpara me biçikletën ndërsa ai më ndoqi pas me Range Rover-in e tij, deri në shtëpi. Ishte e çuditshme dhe u ndjeva shumë e frikësuar”, dëshmoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që princi është akuzuar për ngacmim seksual. Ai është akuzuar edhe se ka kryer tre herë marrëdhënie pedofilie me një të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat