Rusia akuzohet për keqtrajtim të të burgosurve të luftës

Evropë

Rusia akuzohet për keqtrajtim të të burgosurve të luftës

Nga: M.H. Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:50
Lyudmila Denisova, e fotografuar në vitin 2020, akuzoi Rusinë për shkeljen e Konventave të Gjenevës

Avokatja e Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut ka akuzuar Rusinë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar duke strehuar të burgosurit e luftës ukrainas në kampet e punës të destinuara për kriminelët.

Lyudmila Denisova thotë se dy kampe në rajonin e Rostovit të Rusisë - afër kufirit me Ukrainën - u liruan për të krijuar vend për të ardhurit e rinj, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ajo pretendon se të burgosurit ukrainas ruhen nga gardianët e burgut dhe mbahen në kushte shumë më të këqija se ato të përcaktuara në rregullat e Konventave të Gjenevës për trajtimin e njerëzve në luftë.

Rusia nuk i është përgjigjur ende akuzave të reja, por më parë ka mohuar thyerjen e traktateve ndërkombëtare gjatë pushtimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat