E turpshme: Vuçiq vazhdon me “lojën e dyfishtë”, edhe me Evropën edhe me Rusinë

Evropë

E turpshme: Vuçiq vazhdon me “lojën e dyfishtë”, edhe me Evropën edhe me Rusinë

Nga: F.B. Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:46
Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin

President i Serbisë Vuçiq ka pritur sonte në takim kreun e Komitetit për punë ndërkombëtare në Dumen shtetërore të Kuvendit Federal të Federatës Ruse, Leonid Slucki, ku ka konfirmuar vazhdimin e rrugës evropiane por edhe miqësisë me Rusinë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka deklaruar se edhe gjatë mandatit të ri vëmendja kryesore do i kushtohet zhvillimit ekonomik të Serbisë dhe për këtë shkak është i përkushtuar për ruajtjen e paqes edhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Për këtë arsye ka shprehur shpresën se konfliktit në Ukrainë të përfundoj dhe të mbretërojë paqe e përhershme.

Presidenti i Serbisë ka theksuar se Serbia do të vazhdoj rrugën evropiane, së bashku me ruajtjen e raporteve miqësore me Rusinë.

Në anën tjetër Slucki me këtë rast ka fol rreth asaj si e sheh Rusia konfliktin në Ukrainë.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimin e mëtejmë të raporteve bilaterale ruso-serbe, përfshirë edhe sferën energjetike me pritjet që së shpejti të arrihet pajtimi për kushtet e sigurimit të gazit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat