Holanda me rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

Evropë

Holanda me rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Qeveria holandeze ka zbuluar atë që po cilëson si rritja më e madhe në shpenzimet ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Ministrja e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, tha se “kërcënimet në botë dhe lufta në Ukrainë tregojnë se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqenë”, shkruan Skynews.

Pesë miliardë euro shtesë (4.27 miliardë £) në vit do të përdoren për të financuar pajisje të tilla si gjashtë avionë të rinj luftarakë F-35 dhe një dyfishim të dronëve të tij MQ-9 Reaper nga katër në tetë, si dhe për të lehtësuar mungesat e përgjithshme të pajisjeve.

Kjo do të thotë që në 2024 dhe 2025 vendi do të arrijë shifrën prej 2% të PBB-së për shpenzimet ushtarake që NATO kërkon nga anëtarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat