​Udhëtimet e bullgarëve jashtë vendit u rritën me 48.4% në qershor 2022

Evropë

​Udhëtimet e bullgarëve jashtë vendit u rritën me 48.4% në qershor 2022

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 17:01
Ilustrim

Shtetasit bullgarë bënë 680.600 udhëtime jashtë vendit në qershor 2022 ose 48.4% më shumë se në qershor 2021, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave.

Peshën më të madhe të udhëtimeve e kanë pasur pushimet dhe ekskursionet, me 41.2%. Ndërsa 20.5% ishin udhëtime pune, dhe 38.3% ishin bërë për qëllime të tjera (vizita e miqve ose të afërmve, studimi, shkuarja në ngjarje kulturore ose sportive).

Në qershor 2022, numri më i madh i udhëtimeve ndërkufitare nga shtetas bullgarë është bërë në Greqi (176.700), pasuar nga Turqia (160.700), Serbia (60.000), Rumania (54.000), Gjermania (33.700), Italia (28.800), Maqedonia e Veriut (23.100), Spanja (22.500), Austria (19.700) dhe Britania e Madhe (14.100).

Udhëtimet e të huajve në Bullgari në qershor 2022 arritën në 1.131.900 ose 52.4% më shumë se në qershor 2021. Të gjitha llojet e udhëtimeve (sipas qëllimit) u rritën. Udhëtimet transit (394.600) përbënin 34.9% të udhëtimeve të të huajve në Bullgari.

Rreth 52.3% e udhëtimeve të të huajve në Bullgari në qershor 2022 janë bërë nga shtetas të vendeve anëtare të BE-së (591.800). U rritën udhëtimet nga të gjitha shtetet anëtare.

Udhëtimet e shtetasve të vendeve jashtë BE-së në Evropë ishin 413.900 në muajin në shqyrtim ose 36.6% e të gjitha vizitave të të huajve në Bullgari. Në këtë kategori, numrin më të madh të udhëtimeve e kanë bërë shtetasit e Turqisë, me 163.900, që përbën 39.6% të totalit.

Udhëtimet për pushime dhe ekskursionet përbënin 42.4% të të gjitha udhëtimeve, udhëtimet e biznesit ishin 11.2%, dhe udhëtimet për qëllime të tjera 46.4%.

Fluksi më i madh erdhi nga Rumania (206.100), e ndjekur nga Turqia (163.900), Gjermania (94.900), Ukraina (92.800), Greqia (78.900), Polonia (64.100), Serbia (58.500), Britania e Madhe (41.400), Maqedonia e Veriut (32.300) dhe Çekia (27.600).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat