Qyteza turistike italiane ndalon ecjen në rrugë me bikini, gjobë 500 euro

Evropë

Qyteza turistike italiane ndalon ecjen në rrugë me bikini, gjobë 500 euro

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Sorrento, qyteza turistike italiane, do të gjobisë të gjithë personat që do të lëvizin në rrugët e qytetit me bikini.

Kryetari i bashkisë, Massimo Coppola tha se turistët me bikini po shqetësojnë banorët vendas dhe shtoi se tani ata do të gjobiten deri në 500 euro nëse do të shkelin këtë rregull.

Kryetari i bashkisë së qytetit piktoresk bregdetar pranë Napolit u shpreh se kohët e fundit ka shumë njerëz që demonstrojnë sjellje të pahijshme në publik.

Coppola shtoi se kjo sjellje mund të dëmtojë imazhin e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat