Antonio Guterres i OKB: Duhet moral edhe për të shitur naftë dhe gaz

Evropë

Antonio Guterres i OKB: Duhet moral edhe për të shitur naftë dhe gaz

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 16:14
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një fjalim dhe një mesazh për kompanitë e naftës dhe gazit si dhe bëri njjë thirrje ndaj gjithë qeverive. Guterres thotë se këto kompani po shfrytëzojnë situatën e krizës energjitike për të bërë fitime kolosale e se kjo nuk është e moralshme.

“Është imorale për kompanitë e naftës dhe gazit që po arrijnë fitime kolosale në këtë krizë energjitike, në kurriz të njerëzve të varfër, komunitetit dhe dëmeve të klimës. Fitimet nga ky biznes shkojnë për çerekun e parë të vitit të 100 miliardë dollarë në SHBA. Unë u sugjeroj qeverive t`i taksojnë për këto fitime dhe me paratë e taksave të subvencionojnë familjet e varfra”, tha Guterres.

Çmimet e naftës dhe gazit kanë pësuar rritje të ndjeshme në gjithë botën, sidomos pas luftës në Ukrainë.

Ndërkaq në Shqipëri Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja që hyjnë në fuqi sot, 6 gusht, ora 18:00.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat