Ajo tha “Po!”/ Ushtari ukrainas i propozon martesë të dashurës në postbllok, shokët brohorasin

Evropë

Ajo tha “Po!”/ Ushtari ukrainas i propozon martesë të dashurës në postbllok, shokët brohorasin

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 06:56
Pamjet e propozimit

Një ushtar ukrainas i ka propozuar për martesë të dashurës së tij në një postbllok ushtarak. Pamjet e propozimit, në të cilat ai shfaqet i ulur në gjunjë me një buqetë me lule dhe unazën në duar, janë publikuar në Twitter nga Anton Gerashchenko.

Gerashchenko është këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Bashkë me videon, ai shkroi:

“Oleksandr, një Luftëtar nga Garda Kombëtare i propozoi të dashurës së tij në një postbllok ushtarak. Bashkëluftëtarët e tij brohoritën gjatë propozimit. Qofshin shumë vite të lumtur bashkë!”

Kujtojmë se ushtarët në Ukrainë po përfitojnë nga ligji i luftës në vend për të kryer më shpejt se zakonisht procedurat për të lidhur kurorë. Ligji ushtarak ka hequr periudhën e zakonshme njëmujore të pritjes ndërmjet njoftimit të autoriteteve për qëllimin për t’u martuar dhe vetë “dasmës”.

Ndryshimi synon të lejojë çiftet ushtarake të martohen me kohën e kufizuar që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat