Borrell: Shumica e vendeve pajtohen me draftin e BE-së për marrëveshjen bërthamore

Evropë

Borrell: Shumica e vendeve pajtohen me draftin e BE-së për marrëveshjen bërthamore

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:24
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Fotografi nga arkivi.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shumica e vendeve që janë pjesë e diskutimeve me Iranin për ringjalljen e marrëveshjejes bërthamore të vitit 2015 janë dakord me propozimin e fundit të bllokut, ndërsa të gjitha palët po presin përgjigjen e Uashingtonit, pasi Teherani dha opinionin e tij për draftin final.

"Shumica e tyre [vendeve] pajtohen, por unë ende nuk e kam përgjigjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët i kuptoj se duhet ta diskutojnë atë, dhe ne presim që gjatë kësaj jave të marrim një përgjigje", tha Borrell më 23 gusht gjatë një interviste për transmetuesin kombëtar spanjoll TVE.

BE-ja tha më 9 gusht se e drafti prej 25 faqesh u është dorëzuar kryeqyteteve të përfshira në proces dhe se teksti është përfundimtar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar akuzat e Iranit iraniane për “zvarritjen” negociatave që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore t, duke thënë se Uashingtoni po punon sa më shpejt që është e mundur për të kthyer përgjigje të përshtatshme ndaj komenteve të Teheranit, në drafin final të marrëveshjes të paraqitur nga Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat