Një problem i ri i gazit është shfaqur në Evropë

Evropë

Një problem i ri i gazit është shfaqur në Evropë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Eksportuesi amerikan i gazit natyror të lëngshëm Freeport LNG tha se nuk do të rivendoste plotësisht prodhimin në fabrikën e dëmtuar të lëngëzimit të gazit deri në mars të vitit të ardhshëm, duke sinjalizuar probleme të reja për importuesit në Evropë.

Në qershor, kompania pezulloi operacionet në objektin e saj në Quintana, Teksas, pasi një tubacion gazi u ça, duke shkaktuar një shpërthim dhe zjarr. Gazsjellësi u ça nga presioni i tepërt, por impiantet e përpunimit nuk u dëmtuan.

Kompania njoftoi në atë kohë se impianti do të vazhdojë të funksionojë në shtator, por me kapacitet të kufizuar dhe se ai duhet të arrijë kapacitetin e plotë në fund të vitit.

Të martën, kompania raportoi se planifikon të rivendosë 85 për qind të prodhimit në objektin e Teksasit deri në gjysmën e dytë të nëntorit. Ai duhet të arrijë kapacitetin e plotë deri në mars të vitit të ardhshëm.

Fabrika përbën një të pestën e eksporteve të LNG-së në SHBA dhe është një furnizues kryesor për klientët evropianë që kërkojnë burime alternative të furnizimit.

Rreth 3.3 milionë metra kub shkuan në Evropë që nga maji, krahasuar me 2.3 milionë në mars, sipas të dhënave nga kompania analitike Rystad Energy.

Rreth 70 për qind e eksporteve të Freeport u drejtuan në BE dhe Britaninë e Madhe në muajt e fundit dhe Franca, Turqia dhe Holanda janë ndër importuesit më të mëdhenj këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat