Kievi bën “spastrime”, ndryshon emrat e rrugëve që lidheshin me të kaluarën sovjetike

Evropë

Kievi bën “spastrime”, ndryshon emrat e rrugëve që lidheshin me të kaluarën sovjetike

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 00:08
Pamje nga Ukraina

Kryeqyteti i Ukrainës riemërtoi 95 rrugë si pjesë e një përpjekjeje për të spastruar emrat e vendeve ruse dhe sovjetike, njoftoi kryebashkiaku i Kievit një ditë pasi Ukraina shënoi 31 vjetorin e pavarësisë.

Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, Ukraina ka përshpejtuar atë që ajo e quan “derusifikim”, një fushatë për të hequr trashëgiminë e qindra viteve të sundimit nga Moska.

“Emrat e rinj duhet të përjetësojnë kujtesën e ngjarjeve të rëndësishme historike të Ukrainës, si dhe figurave dhe heronjve të famshëm që lavdëruan Ukrainën dhe luftuan për pavarësinë e shtetit tonë”, shkroi kryebashkiaku Vitaliy Klitschko në Telegram.

Ai tha se procesi ishte larg përfundimit dhe premtoi se do të vazhdojë me fushatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat