Për tre muaj në Gjermani u shiten 52 milionë bileta me nga 9 euro

Evropë

Për tre muaj në Gjermani u shiten 52 milionë bileta me nga 9 euro

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:01
Ilustrim

Me 52 milionë bileta të shitura 9 euro dhe rreth një miliardë udhëtime të kryera në muaj, kompanitë gjermane të transportit e kanë konsideruar kartën e udhëtimit veror me kosto të ulët një sukses të jashtëzakonshëm.

Bileta prej 9 eurosh, e cila u ka mundësuar gjermanëve të udhëtojnë me çmim buxhetor në gjithë transportin publik në Gjermani gjatë muajve të verës, qershor, korrik dhe gusht, do të përfundojë nesër.

Shoqata e Kompanive Gjermane të Transportit (VDV) raportoi se gjatë 3 muajve, 52 milionë bileta u shitën dhe e quajti nismën një “sukses të plotë”. Për më tepër, më shumë se 10 milionë njerëz që kishin tashmë karta transporti – të njohura si Abos në Gjermani – morën zbritjen automatikisht. Ndërkohë, rreth një miliard udhëtime kryheshin çdo muaj.

Si rezultat, VDV vlerëson se rreth 1.8 milionë tonë CO2 u kursyen gjatë periudhës së ofertës – duke pasur përafërsisht të njëjtin efekt sikur të kishte një kufizim shpejtësie në autostradat gjermane për një vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat