Bullgaria kremton përvjetorin e bashkimit të Principatës bullgare dhe Rumelisë Lindore

Evropë

Bullgaria kremton përvjetorin e bashkimit të Principatës bullgare dhe Rumelisë Lindore

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Bullgaria ka shënuar sot 137-vjetorin e bashkimit të Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore, në vitin 1885.

Kjo është një festë publike, me kremtime të mbajtura në të gjithë vendin. Presidenti Rumen Radev do të jetë në Plovdiv, në Bullgarinë jug-qendrore, për të marrë pjesë në një ceremoni tradicionale dhe për të mbajtur një fjalim me këtë rast. 

Shërbimi Kombëtar për Mbrojtje ka vendosur një rregull të posaçëm sigurie në Plovdiv për gjithë ditën, dhe ka ndaluar dronët në zonën e festimeve. 

Traktati i Berlinit i vitit 1879, i cili finalizoi zgjidhjen pas Luftës Ruso-Turke të vitit 1877-1878, krijoi Rumelinë Lindore si një provincë (vilajet) autonome osmane në 35,208 km katrorë në jug të Vargmalit Ballkanik, me Plovdivin si kryeqytetin e saj administrativ. 

I njëjti traktat përbënte Bullgarinë si një principatë autonome dhe nën sundimin e sulltanit. 

Në një grusht-shtet ushtarak gati të padhunshëm, irredentistët vendas në Panagyurishte, Chirpan, Pazardjik, Golyamo Konare dhe vendbanime të tjera rumeliane rrëzuan qeverinë provinciale dhe ribashkuan Rumelinë Lindore me Principatën e Bullgarisë më 6 shtator 1885, në kundërshtim me zgjidhjen e Fuqive të Mëdha për çështjen Lindore. 

Bashkimi i Principatës bullgare dhe Rumelisë Lindore u njoh përfundimisht nga Turqia, Gjermania, Austro-Hungaria, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Rusia, nga Konventa e Top-Khane e 24 marsit/5 prillit 1886. 

Sipas Konventës, Princi i Bullgarisë u emërua Guvernator i Përgjithshëm i Rumelisë Lindore, duke mbajtur kështu statusin e Rumelisë Lindore si një provincë osmane pavarësisht shkrirjes së saj de facto administrative me Principatën. 

Bashkimi i Principatës bullgare dhe Rumelisë Lindore u finalizua ligjërisht në vitin 1908, kur Bullgaria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane./BTA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat