Burri i vrarë nga policia e Londrës priste të bëhej baba

Evropë

Burri i vrarë nga policia e Londrës priste të bëhej baba

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Një burrë që u qëllua për vdekje nga policia pas një ndjekjeje në jug të Londrës do të bëhej baba, ka thënë nëna e të fejuarës së tij.

Chris Kaba, rreth të 20-tave, vdiq në spital sot pasi u qëllua rreth orës 22:00 mbrëmë në Streatham Hill.

Oficerët e Policisë Metropolitane thanë se përdorën një taktikë ku përplaseshin qëllimisht me një makinë në një përpjekje për t'i dhënë fund ndjekjes në Kirkstall Gardens, një rrugë banimi.

Banorët lokalë raportuan se kishin dëgjuar të shtëna dhe një helikopter policie që fluturonte sipër.

Disa që bënë nderime në vendngjarje thanë se Kaba ishte një reper i njohur si Madix ose Mad Itch 67. Por Kim Alleyne, vajza e së cilës Karimah Waite ishte e fejuar me Kaba, tha se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se ai kishte një praktikë për t'u bërë arkitekt.

"Ai ishte i fejuar, do të martohej pas pesë muajsh dhe ka një fëmijë rrugës që nuk do ta shohë kurrë. Është e tmerrshme dhe kaq tronditëse dhe kaq e trishtueshme. Fëmija do të lindë në nëntor," tha ajo.

Policia tha se Kaba mori ndihmën e parë nga oficerët në vendngjarje përpara se të dërgohej në spital, por ai vdiq në orën 12:16.

Një tjetër dëshmitar tha për Evening Standard se njeriu që u qëllua, duke drejtuar një veturë tip “Audi”, u përpoq të kalonte përpara makinave të policisë.

Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë është duke hetuar rastin, raportojnë mediat britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat