Superjahti “007” fundoset pak metra nga plazhi grek pasi ‘u rrëzua’ – përpara se shpëtimtarët të hidheshin për të shpëtuar pasagjerët

Evropë

Superjahti “007” fundoset pak metra nga plazhi grek pasi ‘u rrëzua’ – përpara se shpëtimtarët të hidheshin për të shpëtuar pasagjerët

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një superjaht rreth 50 metra i gjatë, i quajtur “007” është fundosur pak metra larg një plazhi grek.

Sipas mediave të huaja, anija, e cila mendohet të jetë në pronësi të një biznesmeni zviceran, por që lundronte nën një flamur britanik, u rrëzua pasi u përplas me shkëmbinj vetëm 15 metra larg gjirit piktoresk Kolona në ishullin Kythnos.

GPS-i i varkës dyshohet se nuk ka funksionuar dhe e çoi varkën drejt bregut.

Rojet bregdetare iu përgjigjën thirrjeve dhe pesë pasagjerët në bord u shpëtuan shpejt pasi ajo filloi të fundosej të premten në mbrëmje.

Deri të shtunën, jahti ishte pothuajse plotësisht i zhytur.

Jahti mund të strehojë deri në 10 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Një hetim për mbytjen po vijon nga Roja Bregdetare.

Ai thuhet të jetë jahti i tretë më i madh i ndërtuar nga Aegean dhe është shitur për herë të fundit në vitin 2012, sipas Superyacht Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat