Forcat ukrainase kundërofensive në Kharkiv, Ganchev thirrje për evakuim

Evropë

Forcat ukrainase kundërofensive në Kharkiv, Ganchev thirrje për evakuim

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur "lajmet e mira" nga rajoni verilindor i Kharkivit, pasi një kundërofensivë e befasishme detyroi zyrtarin pro-Kremlinit të bënte thirrje për evakuime.

Kreu i administratës së qytetit Kupiansk, Vitaly Ganchev, i instaluar nga Rusia, u bëri thirrje grave dhe fëmijëve të evakuonin qytetin ndërsa forcat ukrainase po afroheshin.

Ganchev tha se qyteti është vazhdimisht nën terror. Zyrtarët ukrainas nuk kanë pranuar të komentojnë ofensivën në verilindje të Ukrainës. Edhe zyrtarët rusë kanë qëndruar të heshtur për zhvillimet në rajonin e Kharkiv.

Operacioni u projektua për të kapur forcat ruse në befasi, pas intensifikimit të konfliktit në jug të Ukrainës pranë qytetit të Kherson. Në javët e fundit, Rusia ridislokoi disa forca në jug për të forcuar radhët e saj përpara kundërofensive ukrainase në rajonin e Khersonit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat