Përleshje mes disa personave në rrugët e Ukrainës: Njëri prej tyre e nxori një granatë nga xhepi dhe e shpërtheu në mes të sherrit

Evropë

Përleshje mes disa personave në rrugët e Ukrainës: Njëri prej tyre e nxori një granatë nga xhepi dhe e shpërtheu në mes të sherrit

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e çuditshme po qarkullon në rrjetet sociale.

Nis si një përleshje rrugësh krejtësisht “e zakonshme”, por situata u përshkallëzua shpejt.

Një grup burrash mund të shihet duke qëndruar në një rreth dhe grushtat fillojnë të fluturojnë shpejt.

Por njeriu që u godit me grusht në kokë, në një çast futi dorën në xhep dhe nxori – një granatë!

Lëvizja e tij u vu re shpejt nga të tjerët, kështu që të gjithë u shpërndanë. Megjithëse videoja është përhapur vetëm së fundmi në mediat sociale, dyshohet se është regjistruar në muajin qershor të vitit 2021 në Kharkiv.

Sipas njoftimit të policisë, pesë persona nga mosha 16 deri në 33 vjeç kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve të shkaktuara nga shpërthimi i një granate dore RGD-5 dhe autori është arrestuar shumë shpejt dhe rrezikon 10 vite burg. Dy pjesëmarrës në përleshje ishin të mitur.

Përleshjen në rrugë që kulmoi me hedhjen e një granate dore mund ta shikoni në një video që po qarkullon në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat