Momenti kur piloti i British Airways njoftoi pasagjerët se ka vdekur Mbretëresha Elizabeth II

Evropë

Momenti kur piloti i British Airways njoftoi pasagjerët se ka vdekur Mbretëresha Elizabeth II

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 14:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pilot i British Airways u filmua duke dhënë lajmin për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II në një njoftim për pasagjerët në mes të fluturimit.

Mesazhi i zymtë u dërgua në fund të një udhëtimi të enjten nga Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy i New Yorkut në Aeroportin Heathrow në Londër.

“Elizabeth, mbretëresha, ndërroi jetë sot pranë familjes së saj”, dëgjohet duke njoftuar piloti.

“Mendova se të paktën duhet t’ju kumtoja lajmin para se të arrini në terminal”, vazhdoi ai ndërsa një anëtar i ekuipazhit i fshinte sytë me një pecetë.

“Shumë do të jenë shumë të trishtuar për këtë”, tha piloti ndërsa kamera ka kapur edhe reagimet e njerëzve të tjerë.

Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare në Kalanë Balmoral në Skoci. Mbreti i sapo ngjitur Charles III iu drejtua me pikëllim kombit të premten, një ditë pasi “nëna e tij e dashur” vdiq pas më shumë se shtatë dekadash në fron. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat