“Folëm për jetën e përtejme”- Një nga të ftuarit e Mbretëreshës zbulon bisedën e fundit me Elizabeth II

Evropë

“Folëm për jetën e përtejme”- Një nga të ftuarit e Mbretëreshës zbulon bisedën e fundit me Elizabeth II

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 19:21
Mbretëresha

Një nga të ftuarit e fundit të Mbretëreshës në Balmoral ka treguar bisedën e fundit që ka zhvilluar  me monarken.

Dr Iain Greenshields, Moderator i Asamblesë së Përgjithshme të Kishës së Skocisë qëndroi me Mbretëreshën në vendstrehimin e saj mbretëror fundjavën e kaluar – vetëm disa ditë para se të vdiste në moshën 96-vjeçare.

Pas vdekjes së saj, ai ka treguar se Mbretëresha kishte “shpirt shumë të mirë” dhe se ai u prek nga mënyra se si ajo foli për princin e saj të dashur Philip .

Ata hëngrën darkë së bashku të shtunën dhe drekën të dielën – madje folën edhe për jetën e përtejme.

Duke folur për BBC Radio Skoci, Dr Greenshields tregoi se si e kaloi fundjavën e saj të fundit në tokë.

“Ajo ishte në formë të shkëlqyer, me shpirt shumë të mirë – padyshim e brishtë. Ajo po fliste për të kaluarën e saj, dashurinë për Balmoralin, të atin, nënën, Princin Philip, kuajt… shumë e angazhuar me atë që po ndodhte në kishë dhe atë që po ndodhte në komb.”

Ai shpjegoi se si ajo foli “shumë prekëse” për funeralin e Filipit dhe se si vdekja e të shoqit e goditi atë.

Më pas ajo vazhdoi të “reflektojë për jetën” ndërsa diskutuan për besimin e saj dhe jetën e përtejme.

“Ajo vetëm po fliste për disa nga njerëzit e mrekullueshëm që kishte takuar. Ajo thjesht po reflektonte për këtë dhe po reflektonte mbi jetën. Folëm dhe për jetën e përjetshme dhe ringjalljen, dhe çfarë kuptimi kishin këto gjëra”, ka treguar zyrtari i lartë i Kishes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat