Itinerari për përcjelljen e Mbretëreshës Elisabeth II, kur do t’i jepet lamtumira e fundit

Evropë

Itinerari për përcjelljen e Mbretëreshës Elisabeth II, kur do t’i jepet lamtumira e fundit

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 23:19
Elisabeth II

Arkivoli me trupin e Mbretëreshës aktualisht është në Balmoral, por së shpejti do të nisë udhëtimin e tij drejt kryeqytetit të vendit përpara funeralit të saj shtetëror të hënën më 19 shtator.

Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeta II do të zhvillohet më 19 shtator në orën 11:00 në Londër, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Kjo ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga mbreti Charles III, i cili e ka marrë zyrtarisht detyrën në mëngjesin e 10 shtatorit.

Trupi i pajetë i mbretëreshës do të dërgohet nga Kështjella Balmoral në Edinburg ditën e diel, para se të dërgohet të martën në Londër.

Nga dita e mërkurë, trupi i saj do të jetë në ndërtesën e Parlamentit britanik, deri në ditën e varrimit.

“Ne do të kryejmë detyrën tonë në ditët në vijim me zemrën e rënduar, mirëpo me gatishmërinë për të siguruar një lamtumirë të dinjitetshme për një prej figurave më definuese të kohërave tona”, ka thënë Edward Fitzalan-Howard, duka i Norfollkut.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, Charles III u bë mbret zyrtarisht sot, pasi, sipas traditave, Këshilli i Aderimit është mbledhur dhe ka zyrtarizuar pozitën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat