​Qindra vetë presin mbërritjen e kortezhit të Mbretëreshës në Edinburg

Evropë

​Qindra vetë presin mbërritjen e kortezhit të Mbretëreshës në Edinburg

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Turma prej qindra personash janë mbledhur përgjatë Mile Royal në kryeqytetin skocez këtë pasdite ndërsa arkivoli i Mbretëreshës shkon drejt Holyroodhouse.

Mbretëresha filloi udhëtimin e saj të fundit nga Balmoral vetëm pas orës 10:00 - dhe pritet të mbërrijë me Princeshën Mbretërore rreth orës 16:00.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth do të qëndrojë më pas në Edinburg të hënën më 12 shtator, raporton Sky News.

Mbreti i ri Charles III do të udhëtojnë në qytet për t'u bashkuar me një procesion nga Holyroodhouse në Katedralen e Shën Giles.

Më pas, në orën 14:55, arkivoli do të bartet në katedrale me kurorën e Skocisë të vendosur në krye.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat