Parada e krenarisë “ndan” Vuçiqin me babën e vetë

Evropë

Parada e krenarisë “ndan” Vuçiqin me babën e vetë

Nga: F. B. Më: 13 shtator 2022 Në ora: 10:37
Aleksander Vuçiq dhe babai i tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar paraqitjen në rreshtat e parë të protestës kundër paradës së krenarisë me titullin “procesi për shpëtimin e Serbisë, të mbajtur dje në Patriarshinë e Beogradit, duke thënë se e do shumë por nuk pajtohet me te, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Mediet kanë njoftuar se Angjelko Vuçiq baba i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte ndër pjesëmarrësit e shëtitjes “procesi për shpëtimin e Serbisë”.

Qytetarë që kundërshtojnë paradën e krenarisë (Europrajd) kanë zhvilluar një shëtitje nga Patriarshia deri tek tempulli i Sveti Savës me emrin “procesi i shpëtimit të Serbisë”, ndërsa atje fjalim ka mbajtur Patriarku I Kishës Ortodokse Serbe Porfirije.

Ndër pjesëmarrësit në organizimin e kësaj shëtitje protestuese, si njoftojnë mediet ishte edhe baba i shefit të shtetit Angjelko Vuçiq. Vuçiqi i vjetër ishte në rreshtat e parë gjatë fjalimit të patriarkut Porfirije, ndërsa krahas tij ishin edhe ministri pa portofol Nenad Popoviç, ambasadori i dëbuar nga Mali i Zi Vladimir Bozhoviç dhe basketbollisti i njohur serb Dejan Tomasheviç.

“Sa i përket babit tim dhe pjesëmarrjes në shëtitje....unë kam udhëtuar drejt Emirateve. Pastaj më kanë njoftuar se edhe ai ishte aty. Kam thirr në telefon dhe më tha se ishte aty. Unë e dua pakufi,por a do të isha unë në atë tubim? Jo, jo nuk do isha. Dhe nuk pajtohem me atë që u tha aty. Me asnjë fjalë të vetme, as me vetë ngjarjen. Ama bash me asnjë fjalë nuk jam i pajtimit” tha Vuçiq.

Në përgjigje të pyetjes rreth pjesëmarrjes së babës së tij, Vuçiq ka shtuar se në shëtitjen e mbajtur dje në Beograd kanë marr pjesë rreth 30 mijë njerëz, por ai nuk ka nevojë të miratojë dhe të ju bëjë lajka.

Bile as babës tim nuk dëshiroj të i bëjë lajka” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat