BE me sanksione financiare ndaj Hungarisë, shkak korrupsioni

Evropë

BE me sanksione financiare ndaj Hungarisë, shkak korrupsioni

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka bërë thirrje të dielën për ndërprerjen e fondeve në vlerë të 7.5 miliardë eurove për Hungarinë për shkak të korrupsionit.

Për Brukselin, rekomandimi i Këshillit për miratimin e kësaj mase ndëshkuese është hapi i radhës në procesin e mekanizmit të sundimit të ligjit që ai shkaktoi kundër Hungarisë në prill.

Mekanizmi, i cili ishte miratuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë vetëm disa javë më parë, pas një sfide nga Budapesti dhe Polonia, i lejon Brukselit të vendosë sanksione financiare ndaj shteteve anëtare “për të mbrojtur buxhetin” nëse ato konsiderohen se kanë shkelur vlerat thelbësore të BE-së.

Vendimi për vendosjen e gjobës financiare u mor unanimisht nga komisionerët, tha Hahn, gjatë mbledhjes së tyre të mbajtur në mënyrë të jashtëzakonshme më herët në mëngjes, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat