Identifikohet i riu nga Rusia, thotë se është pronar i kamionit që dyshohet se hodhi në erë urën në Krime

Evropë

Identifikohet i riu nga Rusia, thotë se është pronar i kamionit që dyshohet se hodhi në erë urën në Krime

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 09:38
Samir Yusubov

Një 25-vjeçar nga Rusia pretendon se është pronar i kamionit që hodhi në erë urën Kerch në Krime, por që në momentin e shpërthimit nuk është parë në ulësen e shoferit.

Forcat ruse të rendit identifikuan si Samir Yusubov, banor i qytetit rus Krasnodar – që gjendet rreth një orë vozitje larg urës që furnizon trupat e Vladimir Putinit me armë dhe ushqim.

Në videon e siguruar nga Baza Media që u postuar në rrjetet sociale, i riu tha se një familjar i tij, Makhir Yusubov, 52-vjeç, kishte përdorin kamionin e tij.

“Nuk kam të bëjë asgjë me atë që ndodhi në urën e Krimesë. Ishte xhaxhai im që punonte me të, Makhir Yusubov. Ai merret me transportimin e mallrave, kështu të paktën tërë jetën e mbajë në mend”, shtoi Samiri.

Xhaxhai i tij zakonisht merrej paraprakisht me porositë e mallrave përmes ueb-faqeve të ndryshme dhe prej porosisë së fundit, Samir thotë se nuk ka dëgjuar asgjë për të.

Ajo çfarë e shokoi është shpërthimi që hodhi në erë pjesërisht urën. Në anën tjetër, rusët kanë rritur prezencën ushtarake në atë rajon për të evituar kinse sulmet tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat