Pavarësisht që dëgjoheshin sirenat dhe binin bombat e rusëve në Kiev, ukrainasve nuk po munden t’ua thyejnë shpirtin – këndojnë në metro

Evropë

Pavarësisht që dëgjoheshin sirenat dhe binin bombat e rusëve në Kiev, ukrainasve nuk po munden t’ua thyejnë shpirtin – këndojnë në metro

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 19:20
Ukrainasit

Pavarësisht se qytetet ukrainase po vazhdojnë të bombardohen nga rusët dhe po shkaktojnë shumë viktima në mesin e civilëve, kjo nuk po i ndalon ukrainasit të vazhdojnë jetën.

Madje ata po e dëshmojnë që shpirtin e tyre nuk po mund ta thyejnë ushtarët rusë, në krye me presidentin Vladimir Putin.

Derisa në Kiev sot ishin aktivizuar alarmet që paralajmëronin sulmet ajrore, banorët e kryeqytetit ukrainas janë parë duke kënduar në stacionin e metrosë.

Sapo filluan të bien bombat e para në Kiev, banorët ia mësynë metrosë që e shfrytëzojnë si strehë apo bunker. E sa ishin atje, ata filluan të këndojnë.

Në anën tjetër, sirenat dëgjoheshin vazhdimisht dhe kishte dridhje të mëdha nga fuqia e madhe e shpërthimit të raketave, që binin mbi ndërtesat kolektive.

Në këto sulme ajrore, janë vrarë 11 civilë dhe mbi 60 tjerë janë plagosur. Shumica e viktimave janë nga Kievi, por kishte edhe në qytete tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat