Cila është e vërteta rreth ‘letërnjoftimit të gjetur në urën ku ndodhi shpërthimi në Krime’?

Evropë

Cila është e vërteta rreth ‘letërnjoftimit të gjetur në urën ku ndodhi shpërthimi në Krime’?

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Pasojat e plota të shpërthimit të urës së Kerçit në Krime nuk janë shpalosur ende, pavarësisht nga një seri sulmesh shkatërruese me raketa ruse në qytete në të gjithë Ukrainën, të perceptuara si hakmarrëse.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi përgjatë ngushticës Kerç që lidh kontinentin e Rusisë me gadishullin e aneksuar ilegalisht është një tjetër pengues i përpjekjeve të Putinit për të vendosur kontrollin në Ukrainë, edhe pse autoritetet ukrainase nuk kanë marrë përgjegjësinë për incidentin.

Ndërsa spekulimet vazhdojnë rreth ngjarjes, një thashetheme u shfaq në internet që sugjeronte se ishte gjetur “fajtori i mundshëm”.

Disa postime në rrjetet sociale, të publikuara më 8 tetor 2022, sugjeruan se një kartë identiteti ukrainase u gjet në vendin e sulmit në urën e Kerçit.

Por, siç vë në pah Newsweek, përcjell Telegrafi, pretendimi është i rremë.

Kjo pasi që, ID-ja nuk është autentike dhe është përdorur në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë për të përhapur dezinformata.

Burri në foto mendohet të jetë Sam Hyde, një komik me prirje djathtas, imazhi i të cilit është përvetësuar në një numër rastesh në një numër historish dhe pretendimesh mashtrimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat