​Kiev: Refuzoi të performonte për rusët, vritet drejtori i filarmonisë së Khersonit

Evropë

​Kiev: Refuzoi të performonte për rusët, vritet drejtori i filarmonisë së Khersonit

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 20:09
Drejtori i Filarmonisë së Khersonit, Yuriy Kerpatenko

Drejtori i Filarmonisë së Khersonit, Yuriy Kerpatenko, u vra nga ushtria ruse në shtëpinë e tij pasi refuzoi të performonte në një koncert të organizuar nga forcat pushtuese, shkroi në Facebook ministria e Kulturës së Ukrainës.

”Vrasja brutale e drejtorit të Teatrit, Muzikës dhe Dramës në Kherson erdhi pasi Kerpatenko refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit Ushtria ruse e qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij”, shkruan ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat