Ish-gjenerali amerikan: Çlirimi i Krimesë i mundur deri në verë

Evropë

Ish-gjenerali amerikan: Çlirimi i Krimesë i mundur deri në verë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 16:07
Ben Hodges

Ish gjenerali amerikan Ben Hodges beson se gadishulli i Krimesë i pushtuar nga Rusia më 2014 mund të çlirohet deri në verën e ardhshme. "Kur shikoj situatën, shoh se situata për rusët po përkeqësohet çdo javë.

 Ata thonë se lufta është një provë e vullnetit dhe logjistikës - dhe Ukraina është shumë më superiore në të dyja aspektet," thotë ish-komandanti i përgjithshëm. Shefi i Ushtrisë Amerikane në Evropë të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Kur u pyet: "Si mund të përfundojë kjo luftë?", ish gjenerali me tre yje përgjigjet:

"Rusët duhet të humbasin - përndryshe ata do të provojnë përsëri pas dy ose tre vjetësh". Hodges rendit se çfarë do të thotë me "humbje": "Së pari, çlirimi i të gjitha territoreve të pushtuara dhe rivendosja e sovranitetit të Ukrainës, duke përfshirë Donetsk, Luhansk dhe natyrisht Krimenë.

 Së dyti, kthimi i rreth miliona ukrainasve që janë rrëmbyer dhe deportuar që nga fillimi i luftës. Dhe pastaj në fakt ndjekja penale e krimeve të luftës dhe pagesa e dëmshpërblimeve, por sigurisht që do të ishte vetëm hapi i tretë”.

Nga Gjermanishtja, Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat