Vritet një çift në Kiev, ishin në pritje të fëmijës së parë

Evropë

Vritet një çift në Kiev, ishin në pritje të fëmijës së parë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 14:28
Shkatërrimi në Ukrainë

Një çift që po prisnin fëmijën e tyre të parë u vranë në sulmin rus në një ndërtesë banimi në Kiev

Kështu bëri të ditur Anton Gerashchenko, këshilltari i ministrit të brendshëm ukrainas.

“Një familje e re vdiq pas një sulmi rus në ndërtesën e banimit në Kiev. Bohdan dhe Victoria, 34 vjeçar u gjetën të vdekur”, ka shkruar ai në Twitter.

Edhe  kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi se në mesin e tre personave të vrarë në kryeqytetin ukrainas ishte edhe çifti në fjalë.

“Gruaja ishte shtatzënë në muajin e gjashtë. Rusia është një vend terrorist”, është shprehur Klitschko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat