Stërvitje të përbashkëta ushtarake Rusia-Bjellorusi, Lukashenko flet për kërcënimet nga perëndimi

Evropë

Stërvitje të përbashkëta ushtarake Rusia-Bjellorusi, Lukashenko flet për kërcënimet nga perëndimi

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:41
Aleksandër Lukashenko

Forcat e armatosura të Bjellorusisë dhe Rusisë do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake që do të përfshijnë lëshime të drejtpërdrejta dhe raketa kundërajrore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Minsk.

Njësitë ushtarake do të vendosen ” në katër poligone në Bjellorusi, në pjesët lindore dhe qendrore të vendit “, sipas një zyrtari të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, javën e kaluar njoftoi vendosjen e trupave ruse në tokën e vendit të tij për të formuar një “forcë rajonale”, duke pretenduar se Ukraina po komploton për të nisur një sulm ndaj Bjellorusisë.

Minsku, një aleat i ngushtë i Moskës, ka ofruar mbështetje logjistike dhe politike për ofensivën ruse kundër Ukrainës. Pak para fillimit të pushtimit (24 shkurt), trupat ruse ishin vendosur në Bjellorusi për “stërvitje ushtarake” përpara se të fillonin sulmet në kryeqytetin ukrainas.

Lukashenko tha javën e kaluar se trupat e tij do të vendosen së bashku me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat