Nuk ishin fikur që 26 vjet, Muzeu i Berlinit shuan dritat për shkak të krizës energjetike

Evropë

Nuk ishin fikur që 26 vjet, Muzeu i Berlinit shuan dritat për shkak të krizës energjetike

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 07:08
Muzeu i Berlinit

Muzeu Hamburger Bahnhof në Berlin ka reaguar ndaj krizës energjetike, duke fikur dritat e neonit të përdorura për instalimin e dritës “Untitled” nga artisti amerikan Dan Flavin, i cili ka zbukuruar fasadën e ndërtesës që kur u hap në 1996.

Tubat e neonit blu në shtylla dhe harqet e gjelbra të ndriçuara të fasadës neoklasike janë tipare dalluese të muzeut dhe e bëjnë ndërtesën të dukshme nga larg.

“Është e rëndësishme që ne, si një muze i njohur ndërkombëtarisht, të japim një shembull në situatën aktuale dhe të japim kontributin tonë në kursimin e energjisë”, tha një nga drejtorët e  Hamburger Bahnhof, Till Fellrath.

Sipas muzeut, instalimi i Flavin nuk është fikur që nga themelimi i muzeut.

Ndërsa ndërprerja e energjisë në veprën artistike pritet të zgjasë deri në fund të marsit.

Ndërprerja e furnizimeve me gazin rus për shkak të luftës në Ukrainë e ka detyruar Gjermaninë të ristrukturojë me shpejtësi variantet e saj të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat