E frikshme/ Aksidentohet aeroplani ku udhëtonte ministrja dhe 40 pasagjerë

Evropë

E frikshme/ Aksidentohet aeroplani ku udhëtonte ministrja dhe 40 pasagjerë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 14:57
Aeroplani do të fluturonte për në Rodez (Aveyron)

Një aeroplan nga kompania Fly Amelia, ne te cilin po udhetonte Caroline Cayeux, ministrja franceze e Kohezionit Territorial dhe gati 40 pasagjerë, ka pesuar nje aksident te frikshem, teksa ka dale nga pista.

Aeroplani do të fluturonte për në Rodez (Aveyron), ndërsa doli nga pista në aeroportin Orly (Ile-de-France), pak pas orës 19:30, të enjten.

Sipas mediave vendase, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacioni Civil (DGAC) tha se gjithçka ndodhi për shkakt të kushteve të këqija të motit.

Pas këtij incidenti, sipas informacioneve është mbyllur një pistë dhe të gjithë avionët vazhduan të ulen dhe të ngriheshin sipas planit, por mund të priten vonesa.

Cayeux më vonë postoi një foto të evakuimit të pasagjerëve në rrjetet e saj sociale, duke falenderuar "zjarrfikësit" dhe ekipet në aeroportin Orly për profesionalizmin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat