Sunak dhe Johnson pretendentët kryesore për postin e kryeministrit në Britani

Evropë

Sunak dhe Johnson pretendentët kryesore për postin e kryeministrit në Britani

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 13:04
Sunak dhe Johnson

Ish rivali  i Lizz Truss , Rishi Sunak ka mbështetjen më të madhe nga deputetët konservatorë për të hyrë  në garën për kryeministrin e ri ne Britani.

Mediat kanë  konfirmuar se 100 deputete te partisë konservatore  janë mbështetës të tij.

Por Sunak ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht pjesmarrjen në garë.

Teksa  është fotografuar duke hyë në makinën  e tij dhe është pyëtur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet ai ka refuzuar të përgjigjet.

Ndërkohë një ndër pretendentët e mundshëm per te pasuar tras është edhe ish-kryeministri Boris Johnson, i cili është kthyer nga pushimet e tij në Karaibe.

Johnson u largua për shkak të disa skandaleve, private por që në aspektin ekonomik të vendit si dhe në politikën e jashtme ai gëzonte respektin e britanikëve.

Nëse 58-vjeçari do të rikthehej në postin e kryeministrit do të ishte një rast i veçantë që një ish-udhëheqës kthehet në kryeministri, që nga koha e Harold Ëilson në vitet 70. Por deri më tani as Johnson nuk e ka konfirmuar nese do te hyje ne garen.

Ndërkohë Penny Mordaunt, është e vetmja që ka shpallur kandidaturën por ka mbeshtetjen te vetëm 21deputeteve.

Kandidatët kanë kohë deri  te hënë në orën 14:00, për të siguruar mbështetjen nga 100 deputetë, ndërsa emir I kryeministri te ri pritet te mesohet te premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat